Këto dy skuadra, pritet të lihen në hije, nga presidenti i ri i Newcastle United, princi saudit Mohamed bin Salman,pasuria totale e të cilit vlerësohet rreth 5 miliardë dollarë.

Kanë mbetur vetëm detaje të vogla për të mbyllur marrëveshjen për blerjen e Newcastle, ku do të fillojnë edhe investimet e tij.
Një numër i madh lojtarësh janë përmendur për transferim te Newcastle, nga Philippe Coutinho deri të Kylian Mbappe.
Por, një emër tjetër që ka dalë në skenë së fundi, është edhe a i mesfushorit Luka Modric.
Kroati nuk është një lojtar i paprekshëm te Real Madrid më, dhe në sezonin e ri, reputacioni i tij do të ketë rënie edhe më të madhe, dhe rikthimi në Premierligë, në një projekt gjigant si ai i Newcastle, mund ta tundojë lojtarin që t’i thotë po kësaj oferte./Lajmi.net/

