Specialisti i shëndetit publik në Itali: Lojtarët duhet të bëjnë teste të gjakut, para rikthimit në stërvitje

Zeppilli ka folur për rikthimin e kampionatit të futbollit italian, duke sqaruar disa detaje të cilat mund të mos i keni ditur.

Shefi i komisionit mjekësor të FIGC ka thnë se lojtarët duhet t’i nënshtrohen një numër procedurash, për rikthimin në fushat e blerta.

“Ne kemi përgatitur një protokol për të garantuar sa më shumë siguri që është e mundur, për secilën skuadër që do të rifillojë stërvitjet, por ne nuk marrim vendimin se kur të rifillohet”, ka thënë Zeppilli, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi menduar për një numër të reduktuar lojtarësh të cilët mund të kthehen në stërcitje për dy ose tri javë. Ata duhet të bëjnë teste të gjakut”, ka shtuar tutje ai.

Skuadrat italiane po presin për konfirmimin që të rifillojnë stërvitjet e para më 4 maj. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close