Përveç problemeve politike të brendshme, ku gjashtë anëtarë të bordit të drejtorëve janë ndërruar, te Barcelona ka edhe probleme të tjera.

Pandemia Covid-19 dhe suspendimi i evenimenteve sportive kanë bërë që skuadrat të kenë humbje të mëdha ekonomike.
Njësoj e ka pësuar edhe Barcelona, që duket se duhet ndryshuar planet për dritaren e transferimeve, pas kësaj krize ekonomike.
‘Cat Radio’ raporton se Barcelona kanë përjashtuar mundësinë për rikthimin e Neymar në ‘Camp Nou’, pas krizës ekonomike të shkaktuar nga Covid-19, transmeton lajmi.net.
Neymar largohej nga Barcelona në drejtim të PSG, për 222 milionë euro, por ai secilën merkato është lidhur me rikthimin e mundshëm te Barca.
Duket se ky rikthim nuk do të kompletohet as gjatë kësaj vere, dhe për këtë fajin do ta ketë Covid-19. /Lajmi.net/

