Çfarë veprimi: Lojtarët e Parmës kanë hequr dorë nga pagat e muajit prill

Serie A është pezulluar pak më shumë se një muaj shkaku i pandemisë së COVID-19. Ende nuk dihet se kur do të vazhdojë kampionati, edhe pse synimet janë që ai të rinisë brenda muajit.

Klubet duhet të fillojnë stërvitjet më 4 maj, dhe kampionati mund të vazhdojë në fund të muajit.

Është e qarë se pothuajse të gjitha klubet janë prekur financiarisht nga kjo situatë, dhe një pjesë e lojtarëve kanë treguar zemër të madhe, duke hequr dorë nga pagat.

Por, veprimi që ka kënaqur publikun italian vjen nga lojtarët e Parmës. Përkatësisht ky klub njoftoi se lojtarët dhe stafi profesional kanë hequr dorë nga pagat e muajit prill, që klubi të mund të mbulojë shpenzimet për punonjësit e tjerë.

Kjo bën që te Parma askush të mos pushohet nga puna, që sigurisht është një lajm i shkëlqyeshëm. Klubi beson se sezoni do të vazhdojë në muajin tjetër, dhe lojtarët do të shpërblehen për këtë veprim./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close