Pogba: Ferguson më theu zemrën në vitin 2012

18 vjeçari Pogba më pas u transferua te Juventus si lojtar i lirë, ku fitoi afirmimin e futbollit dhe u kthye në ‘Old Trafford’ disa vjet më vonë për 105 milionë euro.

Pogba pranoi se vendimi për t’u larguar nga United në vitin 2012 nuk ishte i lehtë, por Alex Ferguson i “theu zemrën”.

“Ishte një vendim shumë i vështirë për mua shkaku i gjithçkaje që po ndodhte. Alex Ferguson është trajneri më i mirë i të gjitha kohërave për mua, por fakti është se ai më lëndoi”, ka deklaruar Pogba, përcjell lajmi.net.

“Nuk pati lojtar të mjaftueshëm në ndeshjen kundër Blackburn shkaku i lëndimeve dhe më pas Rafael dhe Park luajtën në mesfushë, ai më la në bankinë tërë ndeshjen. Ai më pas vendosi të rikthente nga pensionimi Scholes, dhe ky ishte një poshtërim për mua”.

“Thjesht më vuri në dukje atëherë. E dija se duhej të ndryshoja diçka sepse Ferguson nuk besonte në mua, kështu që vendosa të transferohem te Juventus”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close