Willian tregon dëshirën e tij pas përfundimit të kontratës

Ylli brazilian ka bërë mbi 300 paraqitje për Blutë, duke fituar  tituj të Premierligës, Ligës së Evropës dhe FA Cup që nga koha kur u bashkua nga Shakhtar Donetsk në 2013.

Sidoqoftë, kontrata e tij do të skadojë në fund të sezonit aktual, duke e lënë të ardhmen e tij në dyshim gjatë verës, transmeton lajmi.net.

“Dëshira ime është të qëndroj në Premierligë, por nuk përjashtoj të luaj në ligat e tjera, jo”, tha Willian për ESPN Brazil.

“Do të luaj deri në fund të sezonit dhe do të shoh se çfarë do të ndodhë. Unë jam mësuar shumë me Anglinë”. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close