Ozil pendohet: Gabova që zgjodha Gjermaninë para Turqisë

Futbollisti i Arsenalit, Mesut Ozil është kritikuar nga krerët e DFB pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ndërsa ishte fishkëllyer edhe nga tifozët gjatë stërvitjeve para Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.

29-vjeçari fillimisht nuk kishte bërë asnjë koment për takimin me Erdoganin në Londër, i cili asokohe kandidonte për t’u rizgjedhur president i Turqisë.

Ai më vonë u sqarua në rrjete sociale, para vendimit për t’i dhënë fund paraqitjeve të tij me ‘Panzerat’.

Ozil më pas u shndërrua në qendër të vëmendjes nga bota e futbollit dhe jo vetëm – derisa tani është rikthyer të flas edhe një herë rreth asaj çështje, por tani me një pendesë.

”Gabimi më i madh në karrierë ka qenë që nuk luajta për Kombëtaren time të Turqisë. Tani e kam kuptuar se suksesi më i madh në jetë është të luash për kombin tënd, se sa të fitosh Botërorin me një kombëtare tjetër e cila të shfrytëzon vetëm atëherë kur iu duhesh”, tha ai.

Gjatë karrierës me Gjermaninë, mesfushori ka regjistruar 92 paraqitje dhe ishte pjesë e skuadrës që e fitoi Kampionatin Botëror në vitin 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close