Barcelona ka gjetur zëvendësuesin e të dëmtuarit, Osman Dembele dhe sot ka zyrtarizuar sulmuesin danez, Martin Brajtvajt.

Katalanasit fillimisht morën leje nga Federata Spanjolle dhe më pas firmosën kontratë deri në vitin 2024 me futbollistin danez që deri tani ishte pjesë e Legenesit.
Për kartonin e futbollistit, Barcelona ka paguar plot 18 milionë euro, ndërsa i kanë vendosur klauzolë largimi 300 milionë euro. Kujtojmë që sulmuesi danez në 24 ndeshje të zhvilluara në La Liga me Leganesin, ka shënuar 6 gola./Sportmania.al

