‘Stamford Bridge’ mund të konsiderohet provim i dështuar për Kepa Arrizabalaga, spanjolli që me paraqitjet e tij nuk arriti ta bind Frank Lampard.

Sipas raportimeve të ‘Express’, Chelsea kanë informuar agjentin Mino Raiola për interesimin rreth Gianluigi Donnarumma, transmeton lajmi.net.
Portieri i Milan është në bisedime për rinovim kontrate në ‘San Siro’ dhe ‘Blutë’ duan përditësim informatash në progresin e negociatave, për të konsideruar hapat e ardhshëm.
Një nga emrat që përmendet si opsion për të kaluar në Londër është edhe ai i Manuel Neuer.
Donnarumma vazhdon të jetë dëshira kryesore e Chelsea. /Lajmi.net/

