Mesjava rikthen Ligën e Kampionëve, ndërsa në program janë ndeshjet e para të fazës së 1/16-tës.

Nata e martë sjell dy përballje shumë interesante, me Atletiko Madridin që pret në shtëpi Liverpulin, ndërsa Borusia Dortmundi në Gjermani përballet me Paris Sen Zhermenin.
Ndërkohë të mërkurën, Atalanta takohet me Valencian, përderisa Totenhemi do ti matë forcat me Lajpcingun. Të gjitha takimet janë programuar të luhen nga ora 21:00./Sportmania.al

