‘El Chiringuito de Jugones’ de MEGA ka xhiruar Lionel Messin dhe Luis Suarezin në dalje të një restoranti të njohur në qytetin e Barcelonës, ku kishin qenë së bashku në darkë, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi argjentinas dhe uruguaian u larguan me veturat e tyre përkatëse dhe u takuan në darkën që mund të jetë e fundit e tyre si futbollistë të Barcelonës.
Kjo është paraqitja e parë e Messit pas kërkesës për largim nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Njësoj sikurse Messi, e ardhmja e Suarezit po ashtu besohet se do të jetë larg Barcelonës pasi ish ylli i Liverpoolit nuk është në planet e trajnerit të ri, Ronald Koeman. /Lajmi.net/
¡IMÁGENES EXCLUSIVAS!
@JuanfeSanzPerez ‘CAZA’ a Luis SUÁREZ y MESSI en BARCELONA. #ChiringuitoMessi pic.twitter.com/5pLV0EfyNx
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 26, 2020



¡IMÁGENES EXCLUSIVAS!