Ndryshim në Ligën e Kampioneve për të ardhmen? Ceferin: Ky format i ri është më argëtues

Në prag të finales së madhe të Ligës së Kampioneve Bayern Munich-PSG, presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin u shpreh se formati aktual me një ndeshje në fazën me eliminim është “më argëtues dhe spektakolar”.

Ai la të hapur mundësinë që kjo skemë të funksionojë dhe për sezonet e ardhshme.

“U detyruam të ndryshonim formatin nga dy ndeshje në një takim dhe kuptuam se kjo ishte diçka më argëtuese. Do të mendojmë për këtë në të ardhmen. Nuk ka zbatohet shumë taktikë. Nëse luhet me një takim, nëse një ekip shënon, duhet të shënojë më shumë dhe rivali. Me dy ndeshje ka kohë për të parë dhe takimin e dytë. Është një format më argëtues me dy ndeshje, por duhet të mendojmë dhe për transmetuesit, pasi nuk do të transmetoheshin aq ndeshje sa më parë”, deklaroi Ceferin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close