Armando Broja debuton me dy gola te Vitesse

Talenti shqiptarë, Armando Broja, e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij me skuadrën e Vitesses, te e cila u huazua ditë më parë nga rradhët e Çelzit.

Trajneri i skuadrës holandeze vendosi të zhvillojë një ndeshje miqësore me lojtarët që nuk mundën të aktivizoheshin, me ç’rast krijoi një skuadër të kombinuar, e cila luajti me rezervat e skuadrës tjetër holandeze, Ahead Eagles.

https://twitter.com/armandobroja/status/1297513646893854720?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1297513646893854720%7Ctwgr%5E&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.infosport.mk%2F2020%2F08%2F23%2Fbum-bum-armando-broja-debuton-me-dy-gola-te-vitesse%2F

Në mesin e futbollistëve të përzgjedhur nga trajneri Eduar Staring, ishte edhe  sulmuesi shqiptar Armando Broja, i cili luajti ndeshjen e parë me skuadrën e tij të re. Broja që në start i tregua si një vlerë e shtuar e Vitesses, pasi shënoi dy gola në fitoren 4:0.

Start i mrrekullueshëm për talentin shqiptarë të Kombëtares U21 të Shqipërisë, para të cilit është një e ardhme e ndritur, bazuar në aftësitë e tij realizuese. Kujtojmë Broja edhe pse 18-vjeçar, edicionin e kaluar debutoi me ekipin e parë të Çelzit në Premierligë, kjo pasi ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës nga “Stemford Brixh”, me gjeneratat U19 dhe U23.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close