Nehar Sadiki largohet nga Renova

Mbrojtësi nga qyteti i Kumanovës, Nehar Sadiki është larguar nga skuadra e Renovës. Vet klubi tetovar ka njoftuar në faqën zyrtare në fejsbuk për ndërprerjen e bashkëpunimit me marrëveshje të dyanshme me Sadikin. Kumanovari te Renova erdhi në janar të vitit 2019, ndërsa më herët ka luajtur edhe për ekipet si Rabotniçki, Euromilku dhe Milano. Sadiki me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdoj jasht vendit dhe destinacioni i radhës mund të jetë kampionati i Maltës./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close