Gustavo Maia, anëtari i Sao Paolo, është lojtari që ka përfunduar në radarin e skuadrës së Barcelonës, bën të ditur Alfredo Pedulla, transmeton lajmi.net.

Se Barca mund të ketë kartonin e lojtarit ka konfirmuar edhe Alexandre Passaro, shef ekzekutiv i Sao Paolo.
Lojtari pritet t’i kushtojë Barcelonës deri në 25 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.
Mbetet të shihet nëse Barca do të finalizojë marrëveshjen për Gustavo Maia. /Lajmi.net/

