Bartomeu konfirmon trajnerin e ri të Barcelonës

Jose Maria Bartomeu ka konfirmuar se Roland Koeman do të jetë trajner i ri i Barcelonës. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

“Nëse diçka nuk shkon gabim, Koeman do të jetë trajner i ri i Barcelonës”, ka deklaruar Bartomeu.

Koeman te Barcelona do të zëvendësojë të shkarkuarin Quique Setien.

Barcelona ka përmbyllur një nga sezonet më të dobëta në vitet e fundit, duke mbetur pa asnjë titull.

Ata së fundi pësuan debakël në Ligën e Kampionëve, duke u mposhtur 8:2 nga Bayern Munich.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close