Sipas raportimeve në mediet spanjolle, tashmë veçse dihet se çfarë është biseduar në këtë takim urgjent.

Vendimet kryesore kanë të bëjnë me trajnerin aktual, trajnerin e ardhshëm si dhe datën e zgjedhjeve.
Quique Setien do të shkarkohet nga posti i trajnerit, thuhet nga ‘Sin Concesiones’, përcjell lajmi.net.
Tutje, Ronald Koeman, do të jetë trajneri i ri për dy sezonet e ardhshme. Zyrtarizimi pritet të bëhet të mërkurën, pasi ai duhet të prish kontratën me Holandën.
Gjithashtu, mbledhja për delegatët e asamblesë do të mbahet në tetor, kurse zgjedhjet e reja të klubit do të organizohen në mars.
Pritet që faqja zyrtare e Barcelonës të konfirmojë gjithçka me njoftimin që pritet të publikohet pas pak. /Lajmi.net/

