Mbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibaly me shumë gjasë do të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere.

Lojtari vazhdon të jetë në listën e dëshirave të Manchester City, me këta të fundit që janë gati të rrisin ofertën e tyre.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Manchester City po përgatit një ofertë të re – të fundit, transmeton lajmi.net.
Oferta që së fundmi është refuzuar nga Napoli thuhet të ishte 66 milionë euro.
Mbetet të shihet se sa para do të ofrojë Manchester City për kartonin e senegalezit. /Lajmi.net/

