Sigurisht pista më e nxehtë për ta mbetet Jadon Sancho i Borussia Dortmund, por ‘Djajtë e Kuq’ janë duke shikuar edhe alternativat tjera.

Sipas Daily Star, Manchester United janë të etur të joshin mesfushorin e Atletico Madrid, Saul Niguez, përcjell lajmi.net.
Skuadra nga ‘Old Trafford’ është duke përgatitur një ofertë prej 150 mijë funtesh në javë për spanjollin.
Saul mendohet se po konsideron largimin nga Atletico, pas humbjes shokuese nga RB Leipzig në çerekfinale të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/

