Ish reprezentuesi i Gjermanisë beson se Lewandowski do të udhëheq Bayernin drejt fitores ndaj Barcelonës në përballjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe do të shkojë për të fituar Topin e Artë të radhës.

“Messi takohet me pasuesin e tij si lojtari më i mirë në botë: Robert Lewandowski. Ai është lojtari më i mirë, jo vetëm sulmuesi më i mirë”, ka deklaruar Matthaus, përcjell lajmi.net.
“Barcelona e ditës së sotme nuk është e njëjtë me atë të mëparshëm. Ata kanë Messin, natayrisht. Një lojtar si ai, është gjithmonë i aftë për gjeni”.
“Por ai i vetëm nuk do të mjaftojë kundër këtij Bayerni. Barcelona nuk më frikëson mua”./Lajmi.net/

