ZYRTARE: Kushtrim Shabani transferohet te KF Llapi

Skuadra e Llapit vazhdon të jetë aktive në tregun e transferimeve.

Pas një periudhe të kaluar te Gjilanit, Kushtrim Shabani është rikthyer te Llapi.

Njoftimi i KF Llapit:

Kushtrim Shabani rikthehet në vendlindje

Mesfushori 23 vjeç rikthehet aty ku i rrah zemra!

Podujevë, 11 gusht 2020 – Pas një viti e gjysmë të kaluar tek skuadra e Gjilanit, mesfushori llapjan Kushtrim Shabani është rikthyer në klubin ku u rrit dhe u bë i njohur. Me përfundimin e kontratës me Gjilanin, Kushtrim Shabani nuk mendoi dy herë dhe iu rikthye skuadrës së Llapit.

Kontrata e nënshkruar me Kushtrim Shabanin është 1 vjeçare!

/Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close