Koronavirusi prek edhe skuadrën e Denverit

Koronavirusi është përhapur me të madhe edhe në ShBA, duke bërë që edhe liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, të suspendohet për kohë të caktuar.

Lojtari i parë i prekur me këtë virus ishte Rudy  Gobert, kurse së fundmi i prekur rezultoi edhe Kevin Durant.

Pak minuta më parë, skuadra e Denver Nuggets është skuadra e radhës që njofton se ka të prekur nga Covid-19.

Skuadra nuk ka publikuar emër, por thotë se një anëtar i klubit ka testuar pozitiv.

Personi i prekur që ka shfaqur simptomat, është duke qëndruar nën kujdesin mjekësor, dhe është i vet-izoluar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close