Pas Italisë, Spanja u bë vendi i dytë në Evropë që zbatoi masat e bllokimit në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e shpejtë të koronavirusit.

Sulmuesi danez Braithwaite, të cilin Barcelona e bleu si zëvendësim për Ousmane Dembélé në muajin shkurt, kishte jetuar në një hotel ndërsa ai kërkonte strehim të përhershëm në kryeqytetin katalan, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, pasi që ai akoma nuk kishte gjetur shtëpi deri në momentin kur masat e bllokimit hynë në fuqi të shtunën e kaluar, sulmuesi 28-vjeçar është rikthyer në Madrid, ku do të jetojë në shtëpinë e tij derisa situata disi të kthehet në normalitet.
Aktualisht, ai po stërvitet vet në Madrid. /Lajmi.net/

