Espanyol me kërkesë të çuditshme për Federatën spanjolle

Skuadra katalanase përfundon në vendin e fundit këtë sezon, 12 pikë larg nga pozita që të siguron mbetjen në elitën spanjolle.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën, Espanyol përmendi padrejtësinë e situatës si arsyen e dëshirës së tyre që largimi nga liga të hiqet, përcjell lajmi.net.

“Rrethanat janë krijuar që kanë penguar mbajtjen e ligës në kushte të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit e saj”, thuhet në pjesën e deklaratës.

Espanyol dha shembuj të këtyre rrethanave si ndeshjen e shtyrë midis Deportivo dhe Fuenlabrada në LaLiga 2, mungesa e tifozëve në stadium dhe numri i lartë i rasteve të koronavirusit në skuadrat e tyre dhe skuadrat e Valencias gjatë mbylljes.

Vështirësitë ekonomike me të cilat përballen klubet gjatë pandemisë së koronavirusit, veçanërisht atyre që bien, ishin gjithashtu në ballë të argumentit të Espanyol. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close