Ylli portugez, Francisco Trincao, i cili deri këtë sezon është aktivizuar me Bragan, po përgatitet për lëvizjen e madhe në karrierë.

Lojtari arrinte marrëveshje me Barcelonën gjatë janarit, kurse skuadrës katalane do t’i bashkohet pas fundit të këtij edicioni.
I pyetur se ku lojtari preferon të aktivizohet më shumë, ai nuk ka pasur shumë dilema.
“Preferoj të luajë në krahun e djathtë, por do të bëjë punën kudo që trajneri ma kërkon”, ka thënë Trincao, transmeton lajmi.net.
Do të jetë e vështirë për Trincao që të luajë në krahun e djathtë te Barcelona, pasi ajo zonë nuk lë shumë hapësira për lojtarët ofensiv, kur Messi është aty. Mbrojtësit e krahut janë ata që shërbehen më shumë.
Mbetet të shihet se si Trincao do ta gjej veten në ‘Camp Nou’, në mesin e shumë emrave të njohur të futbollit. /Lajmi.net/

