Mediumi spanjoll zbulon planin e Barcelonës për Griezmann – ‘fërkon duart’ Neymar’

Futbollisti francez, Antoine Griezmann, nuk ka arritur të bëjë më të mirën e mundshme me fanellën e Barcelonës.

Kalimi i bujshëm i Griezmann te Barca kishte pritshmëri më të mëdha nga tifozët. Megjithatë, tani francezi shihet në mesin e atyre që do të largohen nga ‘Camp Nou’.

‘Cadena SER’ shkruan se nëse një ofertë e kënaqshme arrin në zyrat e Barcelonës, skuadra do ta shes pa hezitim Griezmann, transmeton lajmi.net.

Barca gjithashtu po mendon opsionin për të përdorur Griezmann si pjesë këmbimi për kartonin e Neymar.

Griezmann shihet si mundësia e vetme për ta rikthyer brazilianin Neymar në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close