Willian largohet nga Chelsea, nënshkruan me rivalin e madh nga Premierliga

Chelsea pret që Willian të transferohet në Arsenal si futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni, sipas të përditshmes britanike The Guardian, transmeton lajmi.net.

31 vjeçari do të jetë futbollist i lirë në gusht dhe ende nuk ka pranuar ofertën e Blues për vazhdimin e kontratës në Stamford Bridge.

Chelsea i ka ofruar brazilianit kontratë të re dyvjeçare.

Mirëpo, ish ylli i Shakhtar Donetsk refuzon nënshkrimin e saj duke i krijuar Arsenalit mundësinë për angazhimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close