Grand Prixi i Andaluzisë nuk do të shkojë më së miri për kampionin në fuqi, Marquez, shkruan lajmi.net.

Piloti i Honda ka pësuar një lëndim të rëndë javën e kaluar dhe sot shtyu veten në limite duke u paraqitur në prova.
Kur erdhi koha për kualifikimet e para, Marquez ishte aty, megjithatë nuk arriti t’i mbyllte ato.
Piloti spanjoll u kthye heret në bazën e Honda dhe nga skuadra konfirmojnë se nuk do të kthehet për këto kualifikuese.
Asgjë nuk është konfirmuar sa i përket garës së nesërme. Marquez mund të niset nga vendi i fundit, pasi për karakterin e tij asgjë nuk është befasi. /Lajmi.net/

