Lidsi i Alioskit emëron një rrugë me emrin e trajnerit Bielsa

Kampionati i futbollit Çampionship në Angli mbyllet edhe dy xhiro, ndërsa Lids Junajtedi me Ezgjan Alioski siguroi rikthimin në Premier Ligë pas 16 viteve. Nën drejtimin e argjentinasit të njohur Marselo Bielsa, Lidsi ushtroi një futboll shumë argëtues, ndërsa tani të gjithë tifozët e skuadrës nga “Elland Rud” janë dashuruar plotësisht me “El Lokon”.

Pikërisht për këtë arsye në Lids kanë vendosur që një rruge t’i vendosin emrin e trajnerit argjentinas dhe që prej muajit të ardhshëm rruga që lidh qendrën tregtare Lids Triniti me rrugën tregtare, do të quhet Marselo Bielsa. Kujtojmë që Lids Junajtedi dominoi totalisht sezonin në Çampionship me 26 fitore, 9 barazime dhe 9 humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close