Serie A përfundon në mesin e korrikut?

Serie A ka mbetur mbrapa me xhirot, pas shpalljes së gjendjes emergjente, si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Kampionati italian është suspenduar deri më 3 prill, por duket parë se si virusi po përhapet në Itali, raportimet thonë se suspendimi do të zgjasë deri më 9 maj.

Kështu, skuadrat do të vazhdojnë të luajnë deri në mesin e korrikut, transmeton lajmi.net.

Në këtë rast, lojtarët që janë të huazuar deri në qershor dhe ata që bëhen agjentë të lirë, do t’iu vazhdohet kontrata deri në fundin e sezonit 2019/20. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close