Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, kishte propozuar që para garës së parë të sezonit, pilotët e Formula 1 të gjunjëzohen, për të shfaqur mbështetje për njerëzit me ngjyrë.

Gjithçka lidhet me vrasjen e George Floyd, megjithatë, dy pilotët e F1, Charles Leclerc i Ferrari dhe Max Verstappen i Red Bull, nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, transmeton lajmi.net.
Pilotët do të gjunjëzohen pasi që të intonohet himni nacional i Austrisë, duke iu bashkuar lëvizsjes ‘Black Lives Matter’.
Hamilton ka qenë nga më të zëshmit si mbështetës i kësaj lëvizjeje dhe i pari nga Formula 1.
Thirrjes së britanikut kampion nuk i janë përgjigjur rivalët e tij, Leclerc e Verstappen. /Lajmi.net/

