Ish kampioni i NBA, Kyrie Irwing është duke bërë thirrje që të anulohet sezoni 2019/2020 në ligën më të fortë të basketbollit në botë, transmeton Insporti.Mbrëmjen e kaluar u zbulua se Kyrie Irwing, organizoi një konferencë me mbi 80 basketbollist përfshirë Chris Paul, Kevin Durant, Donovan Mitchell, Carmelo Anthony dhe Dwight Howard. Në këtë konferencë, Irwing, shprehu kundërshtimin e tij lidhur me rikthimin e ligës në Orlando, sipas Shams Charania.Ylli i Brooklyn Nets i cili pritet të mos luaj më në këtë sezon pas një operacionit në krahë në muajin janar, u shpreh se është në gjendje të jap gjithçka për një reform shoqërore.“Unë nuk e përkrahi planin për rikthimin e ligës në Orlando” – u shpreh ai.“Nuk dua të jem pjesë e racizmit sistematik dhe shtypjes”.

Në konferencë, edhe lojtarët tjerë shprehen shqetësimet e tyre lidhur me rikthimin e NBA në Orlando, plan që parasheh 22 ekipe të cilat do të luajnë ndeshjet e mbetura para nisjes së Play Off-it.Sipas burimeve të ndryshme, rikthimi në parket nuk do të jetë i detyruar, me lojtarët që mund të zgjedhin nëse do të luajnë ose jo. /Insporti.com/

