Klubet dhe lojtarët e Premierligës kanë vendosur që të bashkohen në fushatën për barazi racore. Vrasja mizore e George Floyd nga një polic i Minneapolis ka bërë që të nisin shumë protesta, të gjitha me thirrjet për drejtësi dhe barazi. Sipas raportimeve të David Omstein, edhe lojtarët e Premierligës do të marrin një hap në këtë fushatë.

Ata do të zëvendësojnë emrat në fanellat e tyre me mbishkrimin ‘Black Lives Matter’. Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të konfirmohet edhe zyrtarisht më vonë.

