EKSKLUZIVE / Sportmania mëson: Llapi gjen përforcime në Maqedoninë e Veriut, firmosin me Adem dhe Najdovskin

Klubi i Llapit vazhdon të punojë intensivisht në merkato dhe, sipas informacioneve që ka siguruar Sportmania, dy futbollistë nga Maqedonia e Veriut janë shumë pranë transferimit në skuadrën nga Podujeva.

Bëhet fjalë për mesfushorin defansiv 26-vjeçar Ali Adem dhe mbrojtësin e majtë 22-vjeçar Nikola Najdovski, të cilët pritet të jenë përforcimet e radhës të klubit kosovar.

Adem vjen pas një sezoni me Makedonija Gjorçe Petrovin dhe konsiderohet një emër me përvojë në elitën e futbollit maqedonas. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe në Greqi, duke ndërtuar një eksperiencë të rëndësishme në futbollin rajonal.

Nga ana tjetër, Najdovski është një profil më i ri, por që ka spikatur me paraqitjet e tij te Tikveshi gjatë viteve të fundit. Për mbrojtësin e majtë kjo pritet të jetë aventura e parë jashtë kufijve të Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close