FC Ballkanit pritet t’i shtohet një krah i fuqishëm financiar! Palushi pranë bashkimit të forcave me Kabashin

Share Button Gazeta Blic

Sipas raportimit të portalit Gazeta Blic, biznesmeni i njohur suharekas Shaqir Palushi është shumë pranë përfshirjes në strukturat drejtuese të FC Ballkanit.

Burimet e mediumit kosovar bëjnë të ditur se mes palëve po zhvillohen bisedime intensive dhe se negociatat ndodhen në një fazë të avancuar. Nëse arrihet marrëveshja, Palushi pritet t’i bashkohet Arsim Kabashit në drejtimin e klubit nga Suhareka.

Palushi njihet si një nga biznesmenët më të suksesshëm në Kosovë dhe prej vitesh është i angazhuar në sport, duke qenë pjesë e drejtimit të klubit të basketbollit Golden Eagle Ylli.

Mbetet të shihet nëse bisedimet do të finalizohen me marrëveshje dhe Ballkani do të prezantojë një strukturë të re menaxhuese për sezonin e ardhshëm.

Burimi: Gazeta Blic

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close