Futbollisti nga Shkupi, Suhejl Muharemi, ka lënë pas vetes sezonin më të mirë në aspektin personal, duke qenë një prej lojtarëve më të rrezikshëm në repartin ofensiv të Ligës së Parë ne Maqedoni.

Sulmuesi anësor sezonin e nisi te FC Shkupi, ndërsa e përfundoi te Rabotniçki, ku shpërtheu me paraqitje mbresëlënëse dhe gola vendimtarë.
Muharemi e mbylli kampionatin me statistika fantastike, 10 gola dhe 3 asistime në 28 paraqitje, duke dëshmuar formë të jashtëzakonshme gjatë gjithë sezonit.
Veçanërisht te Rabotniçki, shkupjani ishte një “makineri golash”, pasi ishte në 13 ndeshje si titullar realizoi 8 gola dhe 2 asistime. Forma e tij kulmoi me një seri të frikshme prej 5 golash në 4 ndeshje radhazi, duke u shndërruar në liderin kryesor të skuadrës në fazën ofensive.

