Mësohen çiftet e balotazhit për Ligën e Dytë, KF Kamjani kërkon të shkruajë historinë ndaj Pobedës së Valandovës 

Federata e Futbollit e Maqedonisë ka hedhur shortin për ndeshjet e balotazhit që do të përcaktojnë ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Dytë për sezonin e ardhshëm.

Vëmendja e opinionit sportiv shqiptar do të jetë e fokusuar te dueli KF Kamjani-Pobeda Valandovë, ku skuadra nga Pollogu do të ketë mundësinë të kurorëzojë sezonin më të suksesshëm në historinë e klubit.

Pas plot 48 vitesh ekzistence, Kamjani arriti të shpallet kampion i Ligës së Tretë dhe tani ndodhet vetëm një hap larg realizimit të një ëndrre të madhe, sigurimit për herë të parë në histori të pjesëmarrjes në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ekipi do të kërkojë që suksesin e këtij sezoni ta rrumbullaksojë me një fitore vendimtare ndaj Pobedës së Valandovës.

Interes pritet të zgjojë edhe përballja Teteksi-Vllaznimi i Strugës, ku skuadra strugane do të tentojë të sigurojë rikthimin në kategorinë e dytë. Në çiftet e tjera do të përballen Kamenica Sasa-Euromilk GL dhe Boreci-Kozhufi.

Ndeshjet e balotazhit do të zhvillohen më 30 maj, me fillim në ora 16:30, ndërsa stadiumet ku do të luhen takimet do të caktohen në ditët në vijim.

Çiftet e balotazhit për Ligën e Dytë:

  • Teteksi – Vllaznimi i Strugës
  • Kamenica Sasa – Euromilk GL
  • Boreci – Kozhufi
  • Kamjani – Pobeda Valandovë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close