Asnjë festë e Bayernit nuk duket më e plotë pa zogun e tyre të famshëm dekorativ. Ajo që nisi si një moment spontan në restorantin Käfer është kthyer tashmë në një simbol të vërtetë për klubin.

Pas festimeve të titullit në 2025, papagalli u shndërrua në një figurë “kulti” mes tifozëve në Mynih. Madje, pas triumfit të 35-të në kampionat, Leon Goretzka e nxori sërish figurinën prej porcelani gjatë festimeve dhe e ndau atë me tifozët, ndërsa zogu u shfaq edhe në fanellat zyrtare të kampionëve, shkruan Indeksonline
“Vitin e kaluar dominoi festimet. I është dashur të presë gjatë para se ta lëmë të dalë përsëri nga kafazi i tij”, tha Goretzka për DAZN-në.
“Ai është kthyer… dhe po pi shampanjë”.
Nga një “huazim” i rastësishëm te një hajmali që ndjek çdo sukses — papagalli është tashmë pjesë e identitetit të këtij Bayerni fitues./Indeksonline/

