Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka vendosur pezullimin e stadiumit “Bashkimi” në Kumanovë pas incidenteve serioze në ndeshjen Bashkimi 1947 – Struga Trim&Lum.

Pas përfundimit të takimit, lojtarë dhe përfaqësues të skuadrës mysafire janë sulmuar, ndërsa incidenti ka zgjatur rreth 10-15 minuta deri në ndërhyrjen e policisë.
FFM ka nisur procedurë disiplinore ndaj klubit dhe personave të përfshirë, duke theksuar se dhuna nuk do të tolerohet në futboll.

