Nuhiu dhe Ademi në Sportmania: Ekipet me borxhe ndaj futbollistëve, por shkojnë në Antalia

Këtë fazë të përgatitjeve dimërore, plot 8 ekipet nga elita vendore kanë udhëtuar në Antalia të Turqisë, ndërsa vetëm Renova dhe Boreci qëndrun në vend. Një numër rekord në krahasim me vitet e kaluara. Mirëpo në emisionin ‘Sportmania’  ish-futbollisti Arben Nuhiu dhe gazetari i sportit Mustafa Ademi theksojnë se shumica prej klubeve kanë borxhe dhe pengesa në paga ndaj futbollistëve, ndërkohë përgatitjet i vijojnë në Antalia.

Arben Nuhiu, ish-futbollist:
“Unë në këto klube që kam kontakte, kam ndëgjuar që nuk janë të paguar siç duhet dhe kanë pengesa përveç Shkëndijës. Dhe është e vërtet kjo që flitet se kanë borxhe këtu dhe shkojnë në Antalia për të bërë luks”.

Mustafa Ademi, gazetar i sportit:
“Në përjashtim me Shkëndijën, nuk e di a ka ndonjë skuadër tjetër, e cila nuk u ka borxh futbollistëve, e cila u qëndron zot pagave të premtuara dhe i mbulon ato shpenzime në kohë.Luksin ta lëmë për më vonë, nuk po themi se mos ti dërgoni në Antalia, por bëjeni edhe punën tjetër që është primare që tua mundësoni futbollistëve thjesht mirëmbajtjen e familjes pa probleme”

Gjysmësezoni pranveror në elitën e futbollit vendor nis me 15 shkurt të shtunën me ndeshjen Vardari-Makedonija Gjorçe Petrovi./Sportmania/al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close