Willy Sagnol beson se Sane është një lojtar që ka pasur shumë probleme gjatë karrierës së tij, dhe nuk do të ishte i suksesshëm te bavarezët.

Ish mbrojtësi i krahut të djathtë madje thotë se ai do të ishte një disaster me fanellën e kampionëve të Bundesliga.
“Ai nuk i përgjigjet aspak Bayernit, për sa i përket karakterit të tij”, ka thënë Sagnol për ‘RMC’, transmeton lajmi.net.
“Ai është një djalosh, forma e së cilit nuk ka vazhdimsi dhe që është i tërhequr”, ka shtuar francezi.
“Për mua, ai nuk i përshtatet fare klubit. Ai ka pasur shumë probleme te Manchester City, por edhe te skuadra kombëtare.
Bayern janë gati të paguajnë 80 milionë euro për kartonin e Leroy, por Manchester City kërkon së paku 100 milionë. Krerët e Bayern janë optimist lidhur me transferimin. /Lajmi.net/

