Trajneri i FC Shkupit, Erkan Murseli, ka njoftuar zyrtarisht dorëheqjen e tij nga kjo detyrë. Vendimi është bërë publik përmes një komunikate, ku Murseli thekson se largimi vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit brenda klubit dhe mungesës së qartësisë institucionale.

Sipas tij, në klub po ndodhin lëvizje të padëshiruara, të cilat e kanë bërë të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit në rrethanat aktuale. Murseli ka nënvizuar se postin e trajnerit e ka pranuar vetëm nga dashuria dhe respekti për FC Shkupin, duke dhënë maksimumin profesional dhe njerëzor, pa pasur mbulim apo siguri financiare.
“Në këto rrethana, e konsideroj të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit”, thuhet në komunikatën e tij, ku njëkohësisht i uron klubit stabilitet, qartësi në drejtim dhe suksese në të ardhmen.

