Futbollisti shkupjan Enis Bardhi vazhdon të tregojë formë të lartë në elitën e futbollit turk. Mesfushori i Konyasporit realizoi golin e tij të dytë sezonal në ndeshjen ndaj Alanyasporit, duke shënuar në minutën e 51-të dhe duke kaluar përkohësisht skuadrën e tij në epërsi.

Megjithatë, goli i reprezentuesit shqiptar nuk mjaftoi për të siguruar pikë për Konyasporin, pasi Alanyaspor arriti të përmbysë rezultatin dhe të marrë një fitore 1-2 në transfertë.
Ky ishte goli i dytë për sezonin aktual nga Bardhi, i cili është një nga figurat kryesore të ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut, ku mban edhe shiritin e kapitenit. Kontributi i tij deri tani e ka bërë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Konyasporit në këtë fillim kampionati.
Pas katër javëve të para në Superligë, Konyaspor renditet në vendin e pestë me 7 pikë të grumbulluara.

