Bashkimi dominon dhe fiton ndaj Tikveshit, Shkupi zhgënjen me Pelisterin

Bashkimi i Kumanovës ka marrë një tjetër fitore të madhe në kampionat, duke mposhtur Tikveshin me rezultat 3:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 3-të të elitës.

Skuadra kumanovare është pa humbje në tri ndeshjet e fundit, duke regjistruar dy fitore radhazi. Dy golat e Aleksovskit dhe finalizimi i Simonovskit i mjaftuan Bashkimit për të siguruar tri pikët, ndërsa golin e vetëm për Tikveshin e realizoi Mishov.

Ndërkohë, Shkupi vazhdon të thellojë krizën, pasi sot pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionat. Ekipi nga Çairi u mposht nga Pelisteri me rezultatin 2:0. Golat për skuadrën nga Manastiri u shënuan nga Ristiq dhe Bullatoviq.

Me këto dy ndeshje u kompletua edhe xhiroja e 3-të e elitës së futbollit vendor.

Pas zhvillimit të tre xhirove, Sileksi kryeson renditjen me 9 pikë të plota, aq sa ka edhe Struga në vendin e dytë, ndërsa Shkëndija ndodhet në pozitën e tretë me 7 pikë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close