Skuadra e Bashkimit nga e diela e 13 korrikut do të zhvendoset në Bansko të Bullgarisë për fazën përgatitore për sezonin e ri.

“Për shkak të kushteve të përshtatshme klimatike dhe mundësive të mira për stërvitje, kryesia e FC Bashkimi 1947 ka vendosur që fazën përgatitore ta zhvillojë në Bansko, Bullgari. Ky vendim është marrë me qëllim që skuadra të ketë kushte optimale fizike dhe teknike për nisjen e sezonit të ri”, thuhet në njoftimin e Bashkimit.
Bashkimi në Bullgari do të luaj edhe miqësore me Slatinën e Rumanisë, Arladog të Turkmenistanit dhe Politehnica.

