KF Shkëndija vazhdon të investojë në të ardhmen duke blinduar dy nga talentet më premtues të akademisë së saj. Armir Isa dhe Nazif Ceka kanë nënshkruar kontratat e para profesionale me klubin tetovar, duke hedhur hapin e madh drejt ëndrrës për të qenë pjesë e ekipit të parë.


Armir Isa, sulmues krahu, 18 vjeç, nënshkruan kontratë 2-vjeçare.
Armir Isa: “Është një ëndërr e fëmijërisë për mua të firmos kontratë profesionale me Shkëndijën. Kjo më motivon edhe më shumë që të vazhdoj të punoj fort dhe të justifikoj besimin.”
Nazif Ceka, mbrojtës i qendrës, 17 vjeç, gjithashtu nënshkruan kontratë 2-vjeçare.
Nazif Ceka: “Jam shumë i lumtur për këtë hap të rëndësishëm dhe i motivuar që të vazhdoj punën për të realizuar ëndrrën time me fanellën e Shkëndijës.”
Të dy lojtarët kanë shkëlqyer në moshat e reja të klubit dhe tashmë do të kenë mundësinë të tregojnë veten në nivele më të larta, duke qenë pjesë e planeve të së ardhmes së Shkëndijës.

