Zvicra publikon listën për ndeshjet miqësore, fton veç dy shqiptarë 

Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.

Trajneri Murat Yakin ka ftuar vetëm dy lojtarë shqiptarë. Bëhet fjalë për Ardon Jasharin dhe Granit Xhakën, shkruan Indeksonline

“Helvetikët” në qershor do të luajnë dy ndeshje miqësore, kundër Meksikës dhe Amerikës.

Më datën 7 luan ndaj Meksikës, kurse më datën 11 kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close