Alioski “shkarkon” trajnerin e Al Hilalit, Jorge Jesus, hakmarrja tashmë e kompletuar!

Nga i përjashtuar pa arsye te Fenerbahçe, në protagonist të eliminimit që solli shkarkimin e trajnerit portugez në Arabinë Saudite…

Kur fati vendos të kthejë borxhet, e bën në mënyrën më të bukur. Ezgjan Alioski shkëlqeu në fitoren madhështore 3:1 të Al Ahlit ndaj favoritëve të mëdhenj Al Hilal në gjysmëfinalen e Champions League të Azisë – dhe pikërisht ky rezultat “rrëzoi” trajnerin Jorge Jesus nga posti i tij.

Një histori me shumë simbolikë: ishte po ky Jesus që e largoi Alioskin pa asnjë shpjegim nga Fenerbahçe një vit më parë. Por futbolli, si gjithmonë, i jep rastin e dytë. Dhe këtë herë, Alioski ishte në qendër të gjithçkaje.

Performanca e tij brilante kontribuoi në rrëzimin e një prej ekipeve më të fuqishme në kontinent dhe çoi drejtuesit e Al Hilalit të marrin vendimin e menjëhershëm për shkarkimin e Jesus.

Al Ahli tani synon trofeun përballë Kawasaki Frontale në finalen e madhe, ndërsa Alioski e ka kompletuar ciklin: nga i injoruar, në vendimtar. Dhe me një dozë të fuqishme “karmaje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close