UEFA konfirmon stadiumin për duelin  Shqipëri-Serbi

Shqipëria do të presë Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo është konfirmuar nga UEFA në faqen zyrtare.

Ndeshja është planifikuar për t’u luajtur më 7 Qershor, në orën 20:45. Pritet një duel i zjarrtë, për shkak të rivalitetit të madh.

Dy kombëtaret janë pjesë e Grupit K, për kualifikueset e Botërorit 2026. Kombëtarja kuqezi do të kërkojë më çdo kusht fitoren, në garën për dy vendet e para, për ëndrrën e madhe, që është kualifikimi në Botëror.

Pjesë e të njëjtit grup janë edhe Anglia, Andorra e Letonia. Shqipëria ka luajtur dy ndeshjet e para në kualifikuese, ku fillimisht u mposht 2-0 nga Anglia në transfertë, ndërsa fitoi 3-0 ndaj Andorrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close