Në Francë vazhdojnë ndeshjet ilegale, pjesëmarrës edhe lojtarët e Ligue 1

Incidenti i fundit vjen vetëm disa ditë pasi një situatë të ngjashme që ndodhi në Strasburg e cila shkaktoi mjaft zemërim, ku deri në 400 tifozë thyen rregullat e bllokimit përpara se të fillonin ‘pushtimin e fushës’.

Incidenti i Strasburgut bëri që zyrtarët të bënin thirrje të gjithë atyre që morën pjesë në atë ndeshje të testohen për koronavirus, përcjell lajmi.net.

Dhe pamjet tronditëse janë shfaqur të martën në mbrëmje, ku mbi 300 tifozë të futbollit hynë në një fushë në Grigny në stadiumin ‘Jean Miaud’, afër Parisit.

Sipas medieve franceze, policia nuk ndërhyri në ngjarjen e paligjshme, ku një ekip lokal nga Grigny u përballë me Les Tarterets, një rreth në Corbeil-Essonnes.

Por këto nuk janë të vetmet ndeshje ilegale. Sipas medieve vendase, atje po zhvillohen të tjera takime të paligjshme, ku pjesëmarrë janë edhe lojtarët e rinj të Ligue 1. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close